Athina zyrtare i ka cuar perseri nje note proteste Ankarase per shkeljet e territorit te saj ajror nga avione ushtarake turq.

Zedhenesi i ministrise se Jashtme greke, Grigoris Delavekuras ka deklaruar se fluturimet e aeroplaneve turq mbi detin Egje, pa asnje plan fluturimi te percaktuar dhe shkeljet e vazhdueshme te se Drejtes Nderkombetare jane te rrezikshme dhe mund te shkaktojne aksidente ajrore.

Deklarata u be pas nje incidenti te ndodhur diten e hene, kur dy avione turq F-16 kane kaluar 100 metra larg nje avioni civil te shoqerise ajrore greke Olimpic kur ai fluturonte nga ishulli i Rodos me destinacion ishullin e Mitilinit. Menjehere ambasada greke ne Ankara ka dorezuar noten e protestes, e dyta brenda 15 ditesh per te njejtin incident, duke theksuar shqetesimin e saj per kete sjellje te pales turke, ndersa vete ministrja e Jashme greke, Dora Bakojanis ka pasur nje bisede telefonike me homologun e saj turk.

Gjithashtu Athina zyrtare ka njoftuar edhe Organizmin Nderkombetar te Aviacionit Civil (ICAO), BE dhe NATO-n. Por edhe ne mengjesin e se martes, dy skuadrilje me 16 avione turq, prej te cileve 8 kane qene me armatim, kane fluturuar ne territorin ajror grek dhe jane ndjekur dhe interceptuar nga avionet e flotes ushtarake greke.

Duket se vizita e sekretarit te pergjitshem te NATO-s, Rasmusen ne Athine dhe Ankara disa dite me pare, nuk ka sjelle asgje te re pozitive ne marredheniet tashme te ngrira midis dy shteteve fqinje.

Top Channel