Lidhja e ngushte mes kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe zevendeskryeministrit serb Bozidar Gjelic mban peng vendosjen e marredhenieve diplomatike mes Shkupit dhe Prishtines.

Keshtu ka deklaruar per mediat maqedonase nje burim qeveritar, i cili ka preferuar te mbetet anonim.

“Kjo ka te beje me faktin se lidhja e tyre eshte shume e afert, duke marre parasysh faktin se kryeministri aktual Nikolla Gruevski ka qene nje nga keshilltaret kryesor te Gjelic, i cili nga viti 2001 e deri ne vitin 2004 ka qene minister i Financave”, ka deklaruar burimi.

Sipas tij, kontaktet mes Gjelic dhe Gruevskit vazhdojne edhe jashte linjave institucionale, per shkak te afrimitetit mes tyre.

“Pikerisht kjo lidhje po mban peng Kosoven, pasi ata jane miq te ngushte qe shpesh here degjohen me njeri-tjetrin”, ka shtuar burimi.

Top Channel