Ish-kryenegociatori i statusit te Kosoves, Marti Ahtisari ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk duhet ta pranoje Serbine ne radhet e tij nese ajo me pare nuk pranon pavaresine e Kosoves.

“BE nuk duhet ta pranoje Serbine ne gjirin e saj para se ajo te njohe pavaresine e Kosoves. BE nuk deshiron te importoje probleme te tilla, te ngjashme me ate te Qipros dhe me kontestin kufitar mes Kroacise dhe Sllovenise”, ka deklaruar Ahtisari per “Die Presse”.

Me tej ish-presidenti finlandez ka shprehur bindjen e tij se autoritetet kosovare do te jene ne gjendje te konsolidojne shtetin e tyre edhe pa mbikeqyrjen e nderkombetareve.

Gjithashtu, ai ka ftuar vendet perendimore qe te investojne sa me shume ne shtetin e ri.

“Tashme Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar e kane pranuar Kosoven dhe do te investojne atje, ndersa shpresoj se rrugen e tyre do ta ndjekin edhe institucione financiare evropiane”, ka shtuar fituesi i cmimit Nobel per Paqen.

Top Channel