Nenkryetarja e Keshillit Nacional Serb, Rada Trajkovic u ka bere thirrje serbeve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit.

Sipas Trajkovic, banoret serbe mund te kene perfitime te medha nga pjesemarrja ne procesin elektoral.

“Me daljen ne zgjedhje, nese ndodh decentralizimi, ne mund t’i kthejme komunat qe kemi humbur. Mund te fitojme pushtetin ne Gracanice, qe bashke me 16 fshatrat serbe perben nje teresi territoriale”, ka deklaruar Trajkovic.

Ajo ka theksuar se per serbet eshte nje “realitet i hidhur” fakti qe keto zgjedhje jane organizuar nga presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, por ka shtuar se pjesemarrja ne to eshte rruga me e mire per ta.

Top Channel