Ne dileme per te shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare apo per te bere nje reformim te radhes te kabinetit qeveritar, ndodhen konservatoret greke dhe udheheqesi i tyre Kostas Karamanlis pas sondazheve te para negative te vjeshtes te cilat u japin socialisteve nje avantazh prej me shume se 6%.

Madje per here te pare qysh prej vitit 2004 kur u zgjodh ne krye te socialisteve, Jorgos Papandreu eshte preferuar nga shumica e grekeve si politikani me i pershtatshem per kryeminister.

“Ne do te perballojme cdo pengese qe ndalon ecurine e ndryshimeve ne dobi te shtetasve”, ka theksuar ai gjate fjalimit ne nje Universitetin Veror te Socialisteve, ne France.

“Ne socialistet e PASOK-ut jemi te gatshem dhe te vendosur per nje menyre te re zhvillimi, te atij zhvillimi qe eshte i mundshem, zhvillimin ekologjik, te drejte dhe afer qytetarit”, shtoi Papandreu.

Ajo qe i bene socialistet greke gjithnje e me shume te kerkojne zgjedhje te parakohshme, eshte edhe fakti se ne baze te dy sondazheve te fundit, PASOK-u eshte afer maxhorances absolute ne parlament.

Nga ana e tyre konservatoret te cilet kane humbur besimin e qytetareve pas demeve te medha qe ka shkaktuar kriza ekonomike ne sektoret e ndryshme ne vend, si dhe pas zjarreve te diteve te fundit ku u kritikuan per paaftesi ne perballimin e situatave te tilla, duket se jane te percare dhe presin fjalen e fundit te udheheqesit te tyre disa dite para Panairit Nderkombetar te Selanikut.

Sipas burimeve nga qarqe te ndryshme politike, eshte teper e mundur qe Karamanlis te shpalle zgjedhje te parakohshme ne fillim te muajit tetor.

Ndersa skenaret me optimiste, i japin jete qeverise se tij deri ne marsin e ardhshem, kur do te zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe ku eshte e sigurte se konservatoret do te deshtojne perfundimisht.

Top Channel