Ne depot ushtarake te Serbise ndodhen 19 avione luftarake irakene te tipit “Mig 21” dhe “Mig 23”, te derguar nga Sadam Husein gjate periudhes se luftes Irak-Iran.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja britanike “International Herald Tribune”, sipas te ciles qeveria aktuale e Bagdadit dhe ajo e Beogradit po negociojne per kthimin e tyre.

Sipas burimit, qeveria serbe ka deklaruar se eshte gati te ktheje dy prej avioneve, ndersa pjesen tjeter do ta ktheje me afate te caktuara.

Gazeta, e cila kujton se Serbia ka pasur marredhenie miqesore me qeverine e Husein, nenvizon se avionet u derguan nga ky i fundit ne Ballkan per te shmangur sanksionet.

Top Channel