" /> ">

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj eshte nisur sot per nje vizite zyrtare ne Austri ku do te marre pjese ne Forumin Evropian “Alpbach 2009”.

Ne kete forum nderkombetar, i cili trajton çeshtjet e qeverisjes globale, perfaqesimit politik, besimit ne shtet dhe besmit politik ne relacionet transatlantike si dhe ne institucionet evropiane, marrin pjese edhe sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-moon, Ministra te Puneve te Jashtme te disa vendeve evropiane si dhe komisionare te Bashkimit Evropian.

Gjate qendrimit te tij ne kete konference nderkombetare, ministri Hoxhaj pritet te takohet me shume politikane dhe diplomate boterore.

Top Channel