Shefi i Zyres Civile Nderkombetare Piter Feith ka inkurajuar dialogun per per personat e pagjetur ndermjet Beogradit dhe Prishtines.

Ne nje deklarate per shtyp, ne prag te Dites Nderkombetare te Personave te Pagjetur, Feith ka deklaruar se e drejta per te ditur fatin e te pagjeturve eshte e pamohueshme.

“Per ta realizuar dhe respektuar kete te drejte, te gjithe duhet te punojne se bashku me qellim qe te lehtesohen zemrat e te gjithe te prekurve. Prandaj, zyra ime inkurajon dhe mbeshtet dialogun per personat e pagjetur ndermjet Beogradit dhe Prishtines”, ka thene Feith.

Ai ka shtuar se, zgjidhja e kesaj ceshtjeje eshte nje hap kyc drejt pajtimit ne Kosove.

Top Channel