Qeveria e Kosoves nuk pret nga Brukseli qe te marre vendim te njeanshem per nenshkrimin e protokollit ndermjet EULEX-it dhe Serbise, pas kundershtimit te Prishtines zyrtare.

Me kundershtimin e protokollit ndermjet EULEX-it dhe Serbise, Prishtina nuk ka kundershtuar Bashkimin Evropian, por anashkalimin e institucioneve ne nenshkrimin e marreveshjeve me shtetet tjera, thone zyrtaret qeveritare ne Prishtine.

Nderkohe, udheheqesit e opozites i kerkojne qeverise me shume angazhim ne veri te Kosoves, ne menyre qe te mos arrihet ne situata si nenshkrimi i palajmeruar i protokollit, si ajo e krijuar ne veriun e Mitrovices me ndertimin e disa shtepive te shqiptareve.

Top Channel