Protokolli, EULEX konsultime me Brukselin

28/08/2009 11:00

Zyrtare te misionit te BE-se ne Kosove kane thene se do te presin udhezimet e Brukselit zyrtar per te vendosur se si te veprojne me tej per protokollin per bashkepunim policor me Serbine, pas kundershtimit te prere te Prishtines.

Autoritetet kosovare te enjten i kane shpallur te mbyllura bisedimet per çeshtjen e protokollit, gje qe ka nxitur shume reagime.

Ato kane thene se Kosova nuk merr pergjegjesi per asnje çeshtje per te cilen nuk vendos vete.

“Ne kemi vazhduar bisedimet per te gjetur pika te perbashketa lidhur me çeshtjen e marreveshjes teknike. Pieter Feith dhe Yves de Kermabon tani do ta njoftojne Brukselin dhe vendet anetare per rezultatet e ketij takimi dhe ne do te presim reagimin e shteteve anetare”, ka deklaruar zedhenesja e misionit EULEX, Karin Limdal.

Top Channel