A/H1N1, Rritet numri i te prekurve

28/08/2009 15:40

Listes prej 29 persona te prekur nga virusi A/H1N1 pritet t’i shtohen edhe 9 te tjere per te cilet eshte vertetuar virus A ne labortaorin e virologjise prane ISHP-se, por pergjigja  perfundimtare per H1N1 pritet javen qe vjen nga laboratori i references ne Bukuresht.

I dyshuar per gripin e derrit eshte dhe nje emigrant 45 vjec qe vjen nga Italia, i cili eshte shtruar ne gjendje te rende ne sanatoriumin e Tiranes. Sipas mjekeve, pacienti eshte shtruar ne gjedje te rende shendetesore, me temperature te larte dhe duke qene konsumues i alkoolit ka shfaqur probleme edhe ne organe te tjera pervec mushkerive, ndaj po mbahet me frymemarrje  artificiale.

“Ne kemi filluar edhe mjekimin me Tamiflu. Situata ka rezerva edhe per ate qe mund te quhet prognoze. Ne do ta shikojme ne ditet e vazhdimesise”, shprehet mjeku Alban Hatibi. Pacienti emigrant eshte permiresuar disi gjate dites se sotme, por serish vashdon trajtimi me Tamiflu.

Ne sanatoriumin e Tiranes jane marre te gjitha masat per izolimin e pacientit. Per emigrantin eshte konfirmuar virusi A nga laboratori i virologjise prane ISHP-se, nderkohe qe pritet pergjigja nga laboratori i references ne Rumani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta