Kosova: Ndal, debateve per protokollin EULEX-Serbi

27/08/2009 11:40

Lideret kosovare kane shprehur edhe njehere qendrimin e tyre kunder protokollit te bashkepunimit mes EULEX-it dhe Serbise.

Ne nje takim me shefin e ICO-se, Peter Faith dhe ate te EULEX-it, Yves de Kermabon, presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaci kane theksuar se me diten e sotme mbyllet perfundimisht cdo debat dhe bisede ne lidhje me kete teme.

“Institucionet e Kosoves jane institucione sovrane dhe rrjedhimisht marrin vendime sovrane ne pajtim me Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Republika e Kosoves nuk merr asnje detyrim dhe pergjegjesi per ceshtjet per te cilat nuk ka vendosur ne menyre sovrane”, thuhet ne nje komunikate te presidences kosovare.

Ata theksuan se do te bashkepunojne ngushte me EULEX-in dhe ICO-ne ne interes te te gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves.

Duke folur per ndertimet e shtepive ne Mitrovice, lideret kosovare theksuan se gjendja ne eshte e papranueshme dhe se duhet te krijohet ambient i pershtatshem dhe i papengueshem per kthim ne pronat e tyre dhe per rindertimin e shtepive per te gjithe qytetaret.

“Dhuna e demonstruar ne Mitrovice dhe shkaterrimi i pasurise se EULEX-it eshte e papranueshme dhe institucionet dhe populli i Kosoves e denojne ne menyren me te ashper”, sqaron me tej komunikata.

Top Channel