Jane arrestuar ne veri-perendim te Bosnje Hercegovines dy serbo-boshnjake te cilet akuzohen per krime lufte te kryera ne luften e viteve ’90.

Petar Civcic, 39 vjec dhe Branko Topola 41 vjec jane arrestuar diten e sotme ne Prijedor.

Ata jane vene nen pranga dhe akuzohen nga drejtesia nderkombetare per vrasjen e rreth 200 meshkujve muslimane dhe kroate me date 21 gusht te vitit 1992 ne krahinen e Koricanske Stijene ne Bosnjen Qendrore.

Per te njejten akuze nga Gjykata e Sarajeves po hetohen edhe 9 ish efektive policie ne ate kohe ne Prijedor.

Nderkohe qe nje tjeter pjesemarres ne masaker, Darko Mrdja, ka pranuar autoresine dhe qe nga viti 2004 eshte duke vuajtur denimin e dhene nga Gjykata e Hages me 17 vjet heqje lirie.

Top Channel