Arsenal dhe Fiorentina nuk zhgenjejne

27/08/2009 08:20

Arsenali ka eliminuar Selltikun dhe ka kaluar ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve.

Qe ne minuten e 25-te ndeshjes, Eduardo simulon brenda zones kundershtare dhe per gjyqtarin kjo ishte 11-metersh. Ka qene vete braziliani qe ka shnderruar ne gol kete penallti. Ka vuajtur ne minutat ne vazhdim skuadra skoceze, por golin e dyte e peson ne minuten e 3-te, kur Ebue i lene i lire te manovroje ne zone shenon shume thjesht golin e dyte.

Ne minutat e fundit Venger fut ne fushen e lojes Arshavin i cili shume shpejt trefishon rezultatin duke shkaterruar perfundimisht Selltikun i cili shenon golin e nderit ne minutat shtese me Donatin. Fiorentina me veshtiresi ia del mbane te kaloje per ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve fale barazimit 1-1 ne ndeshjen e kthimit me Sportingun e Lisbones. Kane kaluar portugezet te paret ne avantazh ne pjesen e pare me nje goditje standarte perfekte te Zhoao Mutinjo.

Ne te dyten i sapofuturi ne loje Jovetic, me ne rrotullim dhe me pas nje goditje e sakte dhe e forte sjell barazimin e rezultatit. Ne kete menyre Sportingu eshte eliminuar me dy barazime nga Liga e Kampioneve. Apoel Nikosia ka mundur 3-1 Kopenhagenin ne ndeshjen e kthimit, duke kaluar per ne fazen e grupeve.

Qe ne minuten e dyte Kosovski i dha Apoelit golin e pare dhe pak muinuta me vone ka qene Mikhail qe dyfishon rezultatin. Perpiqet Kopenhageni te futet ne ndeshje me golin e Dojes por serish Mikail shenon golin e dyte personal dhe te tretin per skuadren qipriote, ekipi i dyte nga ky ishull qe futet ne kete faze te Liges se Kampioneve pas Anorthosit vitin e shkuar.

Kostas Mitroglu me golin e tij te dyte ne ne dy ndeshje te luajtura i ka siguruar fitoren dhe kualifikimin Olimpiakosit perballe skuadres Sherif vetem 8 minuta perpara perfundimit te ndeshjes. Edhe Shtutgarti eshte kualifikuar per ne fazen tjeter edhe pse ka barazuar pa gola ndaj Timishoaras ne ndeshjen e kthimit.

 

Top Channel