Rajonet separatiste te Gjeorgjise, Osetia e Jugut dhe Abkhazia, e kane fituar subjektivitetin nderkombetar nga casti kur jane njohur nga te pakten nje shtet. Ky ka qene ne thelb fjalimi i kryeministrit rus, Vladimir Putin, me rastin e nje vjetorit te njohjes se pavaresise qe Moska u beri dy rajoneve separatiste te Gjeorgjise.

“Nga pikepamja morale, eshte krejtesisht i drejte krahasimi i Kosoves me Abkhazine dhe Osetine. Nuk ka kurrfare dallimesh thelbesore. Ne te dyja rastet kishte konflikt etnik, ne te dyja rastet kishte shkelje te ligjit”, eshte shprehur Putin.

Top Channel