Shefi i misionit civil ne Kosove, Piter Feith ka denuar dhunen e ushtruar dje nga aktivistet e levizjes “Vetevendosje”, te cilet demtuan me gure dhe sende te forta 24 makina te misionit EULEX.

Feith u ka kujtuar qytetareve te Kosoves se misioni ne fjale ndodhet ne vend per ta ndihmuar ate ne proceset e integrimit evropian.

“Denoj fuqishem veprimet e dhunshme ndaj automjeteve te EULEX. Me lejoni te kujtoj se ky mision ka ardhur ne Kosove per te punuar ne te mire te qytetareve te saj dhe per te mbeshtetur perspektiven evropiane te vendit”, ka deklaruar Feith.

Zyrtari evropian ka shprehur bindjen e tij se autoritetet kosovare do te zhvillojne nje hetim intensiv per te denuar autoret e kesaj ngjarjeje.

Top Channel