Partia Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka kritikuar ashper sot KQZ-ne per vendimin e saj per te mos vendosur kamera ne procesin zgjedhor te 15 nentorit.

Ne nje konference per shtyp, sekretari i pergjithshem i kesaj partie, Burim Ramadani ka deklaruar se vendimi i ketij institucioni eshte marre pasi eshte nxitur nga partia ne pushtet, PDK.

“Vendimi i KQZ eshte vendim i drejtperdrejt i Partise Demokratike te Kosoves dhe kryetarja e KQZ-se ka mbajtur anen e kesaj partie”, ka pohuar Ramadani.

Ai ka shtuar me tej se vendosja e kamerave eshte dicka qe do te garantonte pastertine dhe transparencen e procesit te zgjedhjeve lokale.

Top Channel