Chavez, gati te prishe raportet me Bogotan

26/08/2009 09:00

Venezuela mund te prishe marredheniet diplomatike me Kolumbine.

Kercenimi eshte bere nga presidenti Hugo Chavez, i cili ka mbetur i irrituar per shkak te gatishmerise se Kolumbise per te hapur baza amerikane ne territorin e saj.

Vendimin ne fjale kreu i shtetit venezuelian e ka barazuar me nje deklarate per lufte.

Bogota zyrtare nenshkroi nje marreveshje sigurie me Uashingtonin, qe do t’u lejoje ushtareve amerikane hyrjen ne shtate baza per te ndalur trafikun e droges dhe guerrilasit.

Top Channel