
Nga dita ne dite, Lorik Cana po ben per vete gjithnje e me shume tifozet e zjarrte te skuadres se tij te re ne Premier League, Sanderlendi.
Mesfushori i Kombetares shqiptare ka shkelqyer edhe ne ndeshjen e fundit te ekipit te tij, ate te javes se trete te kampionatit anglez, kunder Blekbernit. Ndeshja u luajt ne “Stadium of Light” dhe Sanderlendi e fitoi ate me rezultatin 2-1. Por ajo qe ra ne sy ishte pikerisht performanca e jashtezakonshme e 25-vjecarit shqiptar, i cili ishte i pakalueshem per kundershtaret.
Ne tri ndeshjet e para te Premier League, eshte votuar dy here si lojtari me i mire i skuadres. Lorik Cana ka fituar zemren e tifozerise se Sanderlendit, por edhe simpatine e bashkelojtareve te skuadres se tij te re britanike. Cana po ecen ne te njejtat gjurme si te ish-ekipi i tij francez, Olimpiku i Marsejes.
Ai eshte votuar si lojtari me i mire i skuadres se tij ne ndeshjen e humbur kunder Celsit (1-3), javen e kaluar, ku ne ate takim mesfushori shqiptar luajti me doren e demtuar. Loriku beri nje tjeter paraqitje te shkelqyer ne fitoren 2-1 kunder Blekbernit, e dyta pas asaj kunder Boltonit (1-0) dhe humbjes ndaj Celsit 1-3.
Edhe pas kesaj ndeshjeje, ne sondazhin e organizuar ne faqen zyrtare te klubit, Cana doli me 36.9% te votave te votuesve, duke lene pas autorin e njerit prej golave, Kenuin Xhons (33.8%). I dashuruar me dyluftimet, partneri i Lorik Canes ne mesfushe, Li Katermol, i mberritur gjate kesaj vere nga Uigani, thote se “Lorik Cana eshte nje djalosh shume i fuqishem, i cili i dashuron dyluftimet me shume se une”.
Katermole dhe Cana kane formuar nje dyshe te frikshme dhe efikase ne mesfushen e Sanderlendit, duke ua bere me te veshtire punen skuadrave kundershtare. “Ishte aftesia ngacmuese dhe perqendrimi i mesfushoreve Lorik Cana dhe Li Katermoli, qe ndikuan jo pak ne ecurine e lojes”, shkruan gazeta britanike “The Guardian”, qe nenvizon se Sanderlendit i mungoi sezonin e kaluar pikerisht agresiviteti ne loje.
“Ne nuk kishim mjaftueshem fuqi fizike per te perballuar disa nga ekipet e Premier Liges”, tha trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus. “Katermole dhe Cana kane sjelle nje avantazh kompetitiv ne skuader dhe ne deshirojme te ndertojme nje ekip qe te jete gjithmone gati dhe te llogaritet nga kundershtaret. Ju mund ta shihni se pa nje dyshe si ajo, kunder ekipeve si Blekberni, do te ishim gjithmone nen presion. Ne luajtem kunder Boltonit dhe Blekbernit, dy prej ekipeve per t’i perballur, duke i mundur te dyja. Kemi bere nje start te mrekullueshem”.
Top Channel