
“Nuk do ta nderroja Ronaldinjon me asnje lojtar tjeter qe njoh”.
Keshtu e karikon “As”-in e tij brazilian ne prag te derbit te se shtunes, Kryeministri i qeverise italiane, i cili ka nderhyre direkt ne emisionin e pare sezonal te “Processo di Biscardi”.
Pas deklaratave te bera te njohura nga blerja e re, Huntelar, dje pasdite ishte presidenti i kuqezinjve, ai qe ngriti serish ne qiell karakteristikat e Dinjos, njeriut-fitues te derbit te fazes se pare te sezonit te kaluar.
Berluskoni ka folur per momentin aktual te Milanit, duke kaluar nga forma e Ronaldinjos e deri te shitja e Kakase. “Nuk jam dakord, thote ai, me ata qe mund te mendojne per nje Milan te dorezuar. Kemi nje skuader me 29 lojtare, mund te zbresim ne fushe dy skuadra te nivelit, pasi kemi kampione qe skuadrat vetem mund t’i kene zili. Ronaldinjo, edhe pse ne moshe 29-vjecare, eshte nje futbollist, te cilin nuk do ta nderroja me asnje tjeter qe njoh. Luan ne cilindo pozicion dhe ne cilendo forme qe te jete, i shperblen tifozet per cmimin e biletes me ‘numrat’ e tij dhe driblimet e tij”.
Berluskoni, gjithnje ne lidhje me brazilianin, ka hyre ne vleresime te karakterit taktik, duke treguar ish-futbollistin e Barcelones si sulmuesin e dyte te Milanit. “Besoj se Ronaldinjo duhet te luaje ne zemren e aksionit final, aty brenda zones se portes. Tamam-tamam une do ta kisha futur te luante si sulmues i dyte. Nese do te isha une ai qe e ben skuadren, do ta vija Sedorfin si numer 10 per te dhene pasin final, Paton sulmues te pare dhe Ronaldinjo sulmues te dyte. Nese do te luaje ne kete pozicion, thote ne fund Berluskoni, jam i bindur qe ne fund te kampionatit do te jete mes protagonisteve”.
Ishte i domosdoshem sakrifikimi i nje talenti per arsye te rregullimit te bilanceve. Tifozi i pare i kuqezinjve rithekson bindjen se ka bere zgjedhjen e duhur mes Kakase dhe Patos. “Pato eshte nje talent absolut, kete e them edhe ne lidhje me moshen e tij. Milani ka bere shume mire qe ka pasur besim tek ai, ne momentin qe iu desh te zgjidhte mes dy yjeve braziliane”.
Eshte e pashmangshme te mos mendosh per derbin e se shtunes: “Per ndeshje te tilla nuk mund te behen parashikime, sepse ne pranine e skuadrave shume te forta, rezultati i besohet fatit, gjykimit te gjyqtarit. Ajo qe mund te them eshte se Milani do te zbrese ne fushe per te fituar dhe per te qene padron i saj, duke kerkuar te arrije suksesin nepermjet argetimit”, ka perfunduar Sivio Berluskoni.
Dite pas dite po fillojne te zbardhen formacionet e Milanit dhe Interit ne prag te derbit. Leonardo i beson 11-shes se Sienes me Paton sulmues te vetem. Ne pikepyetje eshte Sedorf. Tek Interi eshte rruges nje gjysme-revolucion: Muntari do qendroje jashte (ndoshta Zaneti ne mesfushe) dhe treshja e sulmit do te jete Baloteli, Eto’o dhe Milito. Zikaltrit jane ne pritje te Shnajderit
Top Channel