Anti-Danimarka, Kuzhe shpall sot listen

26/08/2009 08:10

Java e dyte e shtatorit do te riktheje emocionet e medha, qe mund t’i dhuroje vetem Kombetarja kuqezi.

Pikerisht me daten 9 shtator Shqiperia do te duhet te zbrese ne fushe per t’u perballur me nje nga kundershtaret me te forte te Grupit 1, pikerisht kryesuesin e tabeles se klasifikimit, Danimarken.

Prandaj, javen e ardhshme pritet te filloje edhe faza pergatitore e Kombetares sone per kete sfide. Burime prane FSHF-se kane bere te ditur se, trajneri kroat, Josip Kuzhe, pasi ka perfunduar turin e tij ne Gjermani e Itali, ku ka ndjekur nga afer disa prej kuqezinjve qe luajne ne kampionatet e huaja, tashme e ka perpiluar listen e lojtareve, te cilet do te grumbulloje per kete sfide.

Kjo liste mesohet se ka mberritur ne FSHF dhe publikimi i saj do te behet vetem sot. Per momentin qarkullojne zera se Besart Berisha, sulmuesi i Arminia Bielefeld dhe Edmond Kapllani, sulmuesi i FC Augsburgut ne Bundesligen 2, nuk do te jete pjese e listes se te besuarve te teknikut kroat ndaj danezeve. Nderkohe qe ne dyshim eshte edhe thirrja e Skeles, i cili vazhdon te jete pa skuader dhe sigurisht qe i mungon shume praktika e lojes.

Top Channel