Trajneri Brus, elozhe per Canen

25/08/2009 08:35

Pervec fitoreve te  Celsit, Arsenalit, Totenhemit e Mancester Sitit, ajo qe po ben buje per momentin ne Angli eshte edhe skuadra e Sanderlendit, e cila ne keto tre ndeshjet e para ne Premier League ka demonstruar se ka ndertuar nje ekip shume te mire, qe mund te shnderrohet ne nje pengese te pakalueshme per pretendentet.

Nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga e perditshmja prestigjioze britanike, “The Sun”, sipas se ciles, “trajneri Stiv Brus, djemte e ‘Maceve te Zeza’ i ka transformuar ne burra.

Ata erdhen si jo favorite ne takimin e se shtunes kunder Blekbernit, por i munden kundershtaret 2-1”.

Pas 45 minutave te para, ku u be nje Blekbern Rovers shume agresiv, tekniku i Sanderlendit u dha disa udhezime te tijve gjate pushimit ne dhomat e zhveshjes dhe gjithcka ndryshoi ne pjesen e dyte.

Brus e pranon se ne pjesen e pare ishin me shume fat qe kishin mundur te barazonin 1-1 me Xhons, pasi miqte kishin kaluar te paret ne avantazh.

Ne pjesen e dyte, ‘Macet e Zeza’ arriten te dominonin lojen dhe realizuan edhe golin e fitores 2-1 serish me Xhons.

“Nuk dua te them justifikimin, pohoi Brus. Pjesa e pare ishte me e mire per Blekbernin. Ajo qe une thashe ne dhomat e zhveshjes, mbetet ne dhomat e zhveshjes.

Por eshte e drejte te bej te njohur se u kerkova te tregojne se kush jane”. Sipas trajnerit po funksion shume mire dyshja e sulmit, Darren Bent dhe Xhons.

Ai shton se ky cift ka treguar se eshte “vdekjeprures” per cdo skuader. Por tekniku i Sanderlendin nuk harron te falenderoje mesfushen, dhe ne vecanti Lorik Canen e Kartemol Li.

Te dy mesfushoret vinin nga dy demtime te ndryshme dhe megjithate ata kane pranuar te zbresin ne fushe. “Cana dhe Li kane sjelle nje avantazh kompetitiv ne skuader dhe kjo eshte ajo qe une dua te ndertoj ketu: nje ekip qe qendron ne kembe dhe qe garanton vazhdimesi nga ndeshja ne ndeshje”, perfundon trajneri Brus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA