Somali, OKB: Rendohet kriza humanitare

25/08/2009 14:30

Kriza humanitare ne Somali eshte renduar gjate 6 muajve me rreth 3.76 milione persona te prekur.

Jane 1.42 milione refugjate dhe nje femije ne pese qe vuan nga kequshqyerja. Lajmin e ka bere te ditur nje organizate e Kombeve te Bashkuara.

“Kriza humanitare ne Somali eshte pergjithsuar dhe eshte gjithnje e me e veshtire me gjysmen e popullsise qe ka nevoje per asistence”, lexohet ne nje komunikate te FSNAU, organizata per sigurine ushqimore per Somaline.

Top Channel