SHBA, caktohet prokurori qe do hetoje CIA-n

25/08/2009 09:35

Nje prokuror i posacem amerikan eshte caktuar per te hetuar lidhur me abuzimet e CIA-s ndaj te arrestuarve te dyshuar per terrorizem.

Publikimi i emrit te John Durham erdhi pas publikimit te nje raporti qe tregonte ne detaje abuzimet e kryera nga agjentet e CIA-s.

Sipas raportit, agjentet kane kercenuar nje te dyshuar se do t’i vrisnin femijet e tij dhe nje tjeter se do t’i dhunonin seksualisht te emen nese nuk flisnin.

Raporti ishte hartuar qe ne vitin 2004, por vetem se fundmi u publikua nje pjese e tij me urdher te nje gjykate.

Departamenti amerikan i Drejtesise ka kerkuar rihapjen e nje seri ceshtjesh qe kane te bejne me abuzimet ndaj te burgosurve per terrorizem.

Diten e djeshme presidenti amerikan Barack Obama miratoi ngritjen e nje skuadre te posacme qe do te merret me marrjen ne pyetje te te dyshuarve, e cila do te varet direkt nga Shtepia e Bardhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA