Selia e ambasades greke ne Beograd eshte sulmuar me bomba molotov mengjesin e sotem nga nje grup personash te paidentifikuar.

Lajmin e bejne te ditur mediat serbe, sipas te cilave nga sulmi nuk ka pasur persona te lenduar, por vetem disa deme te vogla materiale.

Te njejtat burime shtojne se Ministria e Brendshme ne Beograd ka nisur hetimet per identifikimin e autoreve te sulmit dhe zbardhjen e shkaqeve te tij.

Top Channel