Sejdiu denon sulmin ndaj Eulex

25/08/2009 17:20

Eulex denoi ashper veprimin e ndermarre te marten ne qender te Prishtines nga levizja “Vetevendosje” duke e quajtur ate “akt kriminal”.

Ne nje njoftim per mediat, Eulexi thekson se “ky mision mbeshtet idene e protestave paqesore si nje element i rendesishem per shoqerine demokratike, por ky akt nuk i con perpara interesat e protestuesve”.

I menjehershem ka qene edhe reagimi i krereve te shtetit te Kosoves. Presidenti Fatmir Sejdiu i vleresoi te papranueshme sulmet ndaj Eulex-it. Sipas tij, tensionet rrezikojne paqen ne vend.

“Do vazhdojme te kemi nje bashkepunim te thelle me Eulex-in. Kosova ka zgjedhur progresin, jo konfrontimet”, shton Sejdiu. Levizja “Vetevendosje” ndermori paraditen e se martes nje aksion kunder Eulex-it.

Ne shenje pakenaqesie per punen e misionit te Bashkimit Evropian, i cili per levizjen “Vetevendosje” eshte vazhdimesi e Unmik-ut, aktiviste te kesaj organizate shkaterruan 28 makina te Policise se Eulex-it, demi i te cilave llogaritet te jete mbi 300 mije euro.
 

Top Channel