Loncarevic: Tirana humbi nje beteje

25/08/2009 08:25

Humbja e Tiranes ne ndeshjen e pare sezonale ka ardhur papritur. Ajo ka befasuar edhe vete  trajnerin e bardhebluve, Ilia Loncarevic, i cili nuk i kurseu kritikat per te tijte.

“Ishim ne nje dite te keqe per Tiranen, theksoi trajneri kroat i bardhebluve. Ketu kane ndikuar pa diskutim edhe mungesat e shumta qe kemi per shkak te demtimeve. Por u ndeshkuam dhe per shkak te nervozizmit te disa lojtareve ne momente te caktuara. Pesuam gola per gabimet tona, sidomos ne mbrojtje. Megjithate me duhet te them se kundershtari e meritoi plotesisht fitoren”.

Trajneri i bardhebluve nuk foli aspak per pergjegjesite e veta, nderkohe qe nuk e shikon si dramatik pesimin e nje humbjeje ne ndeshjen e pare sezonale:

“Kemi humbur vetem ‘betejen’ e pare. Lufta per trofeun eshte e gjate dhe ne do t’u tregojme te gjitheve se jemi pretendente per titull”.

Nderkohe, edhe pse ne deklaratat per shtyp futbollistet dhe drejtuesit e bardhebluve e kane trajtuar me sportivitet humbjen ndaj Flamurtarit, burime prane klubit kryeqytetas konfirmojne se kjo disfate po pertypet me veshtiresi.

Tifozet kane kontestuar paraqitjen e skuadres se tyre te zemres, nderkohe qe edhe drejtuesit e larte nuk i kane kursyer kritikat ndaj ekipit, i cili, sipas tyre, nuk tregoi as me te voglin impenjim ne nje ndeshje te rendesishme si ajo e se dieles.

Tashme skuadra ka filluar punen per ndeshjen e javes se dyte, e cila do te luhet serish ne shtepi kundrejt Skenderbeut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA