Bolivi, godet futbollistin, gati perjashtimi

25/08/2009 15:55

Mbrojtesi i Blumingut ne Bolivi, Serxhio Zhauregi do te perjashtohet nga futbolli pasi ka goditur Oriente Petrolero dhe sulmuesin Leonardo Medinen ne fund te nje ndeshjeje ne Santa Kruz.

Zhauregi ka goditur brutalisht sulmuesin uruguajan ne nofull, duke e qelluar me taka ne momentin kur ai po dilte nga fusha e lojes. Menjehere pas kesaj goditjeje Medina eshte transportuar per ne spital prane Stadiumit, ku ka marre ndihmen e shpejte. Lojtaret e te dyja skuadrave ne mesin e lojes jane perleshur me njeri-tjetrin, por pavaresisht kesaj rremuje, gjyqtari vendosi te vazhdonte ndeshjen dhe skuadra e Blumingut shenoi ne momentin e fundit.

Pas ketij akti vandal, Zhauregi ka kerkuar falje publike per gjestin e bere, por Federata e Futbollit te Bolivise nuk e ka marre parasysh kete falje duke konfirmuar se ndaj tij do te merren masa ekstreme ndeshkimore deri ne perjashtim nga futbolli.

Top Channel