Kievo perballe kishte nje nga skuadrat me te medha te kampionatit, e megjithate kjo ishte ndeshja e Erion Bogdanit. Te shenosh kunder Juventusit eshte vertet nje kenaqesi per çdo lojtar te ekipeve te Serise A, por te realizosh nje gol ne syte e trajnerit te Kombetares tende, kjo do te ishte e mrekullueshme.
Per keto dy arsye, shqiptari do te duhej te ishte me i karikuar se kurre. Por nje gje e tille nuk ka ndodhur ne sfiden Juve-Kievo ne “Delle Alpi” te Torinos, ku i pranishem ne tribune ishte edhe tekniku kroat i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe.
Pas humbjes 1-0 ne kete takim, sipas shtypit italian, shtatlarti shqiptar ishte lojtari me i dobet ne fushe per te dyja skuadrat.
Ai u vleresua me noten pese. Kjo shoqerohej edhe me komentet:
“Nuk u pa per asnje moment ne fushe. Mbeti ne hije nga dy mbrojtesit qendrore te bardhezinjve, Kielini e Kanavaro. Disa sonda te mira nuk mjaftojne per t’i garantuar gola Kievos. Zevendesohet nga Granoke”.
Top Channel