BE, ne 2010-en riatdhesimi i kosovareve

25/08/2009 11:50

Marreveshja mes Kosoves dhe disa shteteve evropiane per kthimin e emigranteve kosovare qe jetojne pa leje te rregullt qendrimi ne vendet perendimore pritet te finalizohet ne fund te ketij viti dhe ne fillim te vitit te ardhshem.

Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave perfundimisht procesi i riatdhesimit do te behet ne fund te vitit 2010.

Keshilltari i qeverise kosovare, Fisnik Rexhepi ka deklaruar se fillimisht marreveshja do te nenshkruhet me Norvegjine, Gjermanine, Belgjiken dhe Zvicren, ku jane dhe komunitetet me te medha te emigranteve kosovare.

“Tashme pritet vetem nenshkrimi mes autoriteteve te Kosoves dhe te ketyre vendeve vec e vec. Marreveshjet kane te bejne me kthimin e shtetaseve te Republikes se Kosoves, te cilet jetojne ne keto vende dhe nuk kane te percaktuar qendrimin e statusit te tyre legal ne keto vende. Ne kemi siguruar marreveshje qe shkojne pertej atyre te riatdhesimit”, ka pohuar Rexhepi.

Top Channel