Afganistan, vriten kater ushtare amerikane

25/08/2009 14:50

Kater ushtare amerikane jane vrare nga shperthimi i nje bombe teksa po patrullonin ne nje zone jugore te Afganistanit.

Lajmin e ka bere te ditur nje zedhenes i NATO-s, gjenerali i brigades Eric Tremblay, i cili tha se marinsat ndodheshin ne nje nga lokalitetet me te dhunshme te zones, por pa saktesuar se ne cilen.

Kater vdekjet e fundit e cojne ne 295 numrin e ushtareve te huaj te vrare ne Afganistan gjate vitit 2009.

Pas ketij viti vjen 2008-a, ku u regjistrua nje humbje me pak ne radhet e forcave aleate.

Top Channel