Kosove, nis trajnimi i policeve dhe prokuroreve

24/08/2009 19:35

Ne Kosove ka filluar sot trajnimi per agjentet e policise, prokuroret dhe hetuesit e institucioneve shteterore, nen mbikeqyrjen e specialisteve amerikane.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave trajnimi do te fokusohet kryesisht tek pergatitja e policeve per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjithashtu, procesi do t’i kushtoje perparesi edhe vendosjes se bashkepunimit mes policise dhe prokurorise, te cilat do te koordinohen me institucionet e tjera.

Ministrja kosovare e Drejtesise, Nekibe Kelmendi ka deklaruar se nje trajnim i tille eshte i domosdoshem pasi Kosova ende nuk eshte cliruar nga pasojat e luftes.

Top Channel