Zyra e Komisionit Europian ne Kosove njoftoi se fundmi se ka marre persiper te paguaje 5 milione euro per interesat e borxhit qe Kosova i ka Bankes Boterore.

Kosova ka akumuluar nje sasi borxhi te konsiderueshme kundrejt Bankes Boterore, te cilen e mori persiper ta shlyente ne çastin kur u anetaresua ne organizmat financiare nderkombetare ne qershor te ketij viti.

Ndarja e borxheve te shtetit te Serbise me Kosoven u krye sipas keshillave te planit Ahtisaari per statusin e Kosoves.

Sipas ministrit te Financave dhe Ekonomise, Ahmet Shala, Kosova i detyrohet Bankes Boterore rreth 381 milione euro.

Shala deklaroi per gazetaret vendas se qe nga viti 1970 deri ne vitin 1983, 17 projekte te financuara nga Banka Boterore qene zbatuar ne menyre specifike ne Kosove.

Keto borxhe pritet te shlyhen gradualisht deri ne vitin 2031. Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane premtuar sakaq te falin 125 milione euro nga borxhet e Kosoves te Banka Boterore.

Pjesa tjeter e borxheve te Kosoves vijojne te sherbehen nga Beogradi, per shkak te refuzimit te Serbise per te njohur pavaresine.

Top Channel