Afganistan, Karzai ka fituar zgjedhjet
24/08/2009 21:30
Hamid Karzai ka fituar zgjedhjet presidenciale te 20 gushtit ne Afganistan pasi ka siguruar 68 per qind te votave.
Lajmin e ka bere te ditur ministri afgan i Financave, Hazrat Omar Zakhiwal, i cili citohet nga mediat nderkombetare.
Nderkohe, edhe sipas se perditshmes britanike “Telegraph”, Karzai eshte rikonfirmuar ne krye te shtetit afgan.
Sipas gazetes, qe citon te dhenat e vezhguesve nderkombetare, presidenti ka fituar 72 per qind te votave, ndersa rivali i tij Abdullah vetem 23%.
Top Channel