Partia Social Demokrate e Kosoves ka deklaruar sot se protokolli policor mes EULEX dhe qeverise serbe perben nje shkelje te hapur te Kushtetutes se vendit.

Permes nje komunikate per shtyp, partia e Agim Cekut ka kritikuar edhe autoritetet kosovare, te cilat sipas saj jane te pergjumura dhe te paafta per te ushtruar pushtetin e tyre.

“Zgjimi vone nga gjumi i krereve te institucioneve tona beri qe edhe njehere Kosova te paguaje me shume nga sa ka mundesite. Lideret tane lejuan qe proceset qe kane te bejne me vendin tone te zhvillohen pa dijenine e tyre dhe ne dem te qytetareve te Kosoves”, thuhet ne reagimin e PSD.

Top Channel