Per te treten dite rradhazi flaket po djegin dhe po shkaterrojne zonat periferike te kryeqytetit grek, Athine.

Gjithe mekanizmi shteteror grek eshte duke luftuar me flaket dhe vec reparteve te specializuara te emergjencave civile ne lufte ndaj flakeve jane angazhuar edhe banore.

Akoma nuk eshte bere nje perllogartije e demeve te shkaktuar nga zjarret por deri me tani mendohet se mbi 20 mije hektare toke pyjore jane shkrumbuar nga flaket.

Nderkohe dhe qindra shtepi banimi kane rene nen gjuhet e zjarrit i cili eshte perhapur ne nje front prej 10 kilometrash ne veri-lindje dhe lindje te Athines.

Emigrantet shqiptare te cilet jetojne dhe punojne ne Greqi, perpara kamerave te Top Channel pohojne se mes shtepive te djegura ka edhe shtepi nen pronesine e shtetasve shqiptare, te cilet e kane ndertuar jeten ne token helene.

Vete kryemininistri grek, Kostas Karamanlis pas nje fluturimi me helikopter per te ndjekur nga afer situaten ka urdheruar si objektiv paresor zhvendosjen e banoreve qe rrezikohen nga zjarret ne Maratone, Vagjelos dhe disa zona te tjera ne periferi te Athines.

Situata eshte kritike edhe ne zona te tjera te vendit te cilat kane mbetur pa energji elektrike per ore te tera si pasoje e zjarreve te medha.

Me flaket po perballen mbi 400 zjarrfikes te shoqeruar nga 130 makina zjarrfikese dhe qindra banore vullnetare.

Katastrofa cilesohet e dyta per nga permasat pas asaj te vitit 2007 ku humben jeten mbi 60 persona dhe per kete qeveria greke u ka kerkuar ndihme disa vendeve te Bashkimit Europian, ku deri me tani kerkeses se saj i jane pergjigjur vetem Franca dhe Italia.

Top Channel