
Sllovakia ndaloi hyrjen ne territorin e saj te presidentit te Hungarise, duke mos e lejuar ate te merrte pjese ne nje ceremoni qe do te organizohej ne nje zone te banuar nga minoriteti hungarez.
Autoritetet sllovake akuzuan presidentin e Hungarise se “deshiron te provokoje konflikte”.
Presidenti do te vizitonte nje zone prane kufirit mes dy vendeve per te peruruar nje permendore te Shen Stefanit.
Sipas kryeministrit sllovak, vizita e tij perkon me pervjetorin e pushtimit te Cekosllovakise nga vendet e Traktatit te Varshaves, midis te cileve edhte Hungaria.
Mosmarreveshjet mes dy vendeve filluan kur Sllovakia nxori nje ligj qe u ndalonte minoritareve hungareze te perdornin gjuhe tjeter, pervec asaj sllovake.
Top Channel