Digjet ndertesa e ish-hotel “Unionit”

22/08/2009 12:20

Eshte djegur ne teresi ndertesa e ish-hotel “Unionit”. Ngjarja ka ndodhur mbreme pas mesnates rreth ores 2 kur objekti i konsideruar nder me te vjetrit te kryeqytetit eshte pushtuar nga flaket.

Policia dhe zjarrfikesit kane mberriten shpejt ne vendngjarje, por keta te fundit nuk arriten te vene zjarrin nen kontroll e as te lokalizojne vendin nga nisen flaket.

Nje i pastrehe u gjet ne afersi te nderteses e duket se behet fjale per nje person te njohur per policine.

Ai eshte marre ne pyetje e me pas eshte lene i lire.

Hetimet po vazhdojne, por forcat e rendit pranojne se nuk kane ndonje te dyshuar per ngjarjen.

Hoteli “Union”, qe gjate Luftes se Dyte Boterore mbante emrin “Skenderbeu”, eshte ndertuar ne 1927-ten.

Ne vitin 1996-en, per shkak te vlerave si objekt unikal i stilit “eklektik”, ai u shpall monument kulture e si tille mbrohet nga shteti.

E megjithate, agjencia e privatizimit ne Kosove e shiti objektin per nje shume prej 3 milione e 200 mije eurosh.

 

Top Channel