Terroristi i Lokerbise mberrin ne Libi

21/08/2009 09:10

Libiani i denuar per bomben ne avionin qe ra ne Lokerbi u kthye ne Tripoli pas lirimit nga burgu ne Skoci.

Abdel Basset al-Megrahi shkeli ne atdhe diten e enjte pasi autoritetet skoceze e liruan ate per arsye njerezore, pasi kanceri ne prostate nuk i ka lene vecse disa muaj jete. Djali i udheheqesit te Libise, Muammar Gaddafi tha se ka fakte te reja dhe te konsiderueshme qe tregojne per pafajesine e zotit Al Megrahi.

Seif al-Islam Gaddafi tha se vendimi i zotit al-Megrahi per te hequr dore nga nje apel i dyte kunder denimit, nuk do te thote se ai eshte fajtor. Qindra njerez e pershendeten zotin al-Megrahi ne aeroportin e Tripolit, nga ku u cua per te pare nenen e tij 95 vjecare. Asaj nuk i eshte thene se i biri vuan nga nje kancer vdekjeprures.

Episodi ka shkaktuar zemerimin e te afermve te personave qe humben jeten ne Lokerbi, ndersa presidenti amerikan Obama e pershkroi si gabim lirimin e tij.

Top Channel