Zjarrefikesit greke nuk kane arritur te vene nen kontroll zjarrin qe perfshiu dje nje zone ne afersi te Athines.

Flaket po shkrumbojne dhjetra hektare ne zonen industriale te Magullas dhe tashme zjarri eshte rreth 20 km larg kryeqytetit grek. Ne aksion per shuarjen e flakeve po marrin pjese rreth 160 zjarrefikes dhe 60 automjete, por era po ben gjithcka me te veshtire.

Tjeter vater e madhe zjarri eshte edhe ajo ne ishullin e Zantes, ndersa situata paraqitet alarmante edhe ne Zonen e Artes. Disa vatra te tjera zjarri jane shfaqur ditet e fundit edhe ne pjese te tjera te Greqise, si ne Astako, Stamata, Maratone, Kavala e Tesproti.

Top Channel