
Viti i ri akademik per Universitetin e Tiranes do te nise me nje statut te ri, ndonese ky dokument nuk e ka marre ende miratimin e Ministrise se Arsimit.
Por, ndersa kane pritur nje vit per miratimin e tij nga MASH-i, tashme senati i universitetit publik me te madh ne vend duket se ka vendosur qe “te rebelohet” dhe te funksionoje me “ligjin” qe ka hartuar vete.
Perfaqesues te Rektoratit te Universitetit te Tiranes pohojne se tashme kane mbetur vetem disa nene qe jane kundershtuar nga ana e strukturave perkatese te Ministrise se Arsimit. Ndersa per te tjerat ata kane mundur qe me shume veshtiresi te marrin miratimin e strukturave te ministrise.
“Nga 82 nene qe ka statuti i Universitetit te Tiranes, per 79 prej tyre kemi arritur qe te marrim konfirmimin e MASH-it, ndersa per tre nene kemi akoma kundershtime. Prandaj eshte vendosur qe statuti te hyje ne fuqi me keto 79 nene, ndersa per tre te tjeret te presim se cila do te jete zgjidhja qe do te gjejme me ministrine”, shprehen perfaqesues te senatit te Universitetit te Tiranes. Ata pohojne se qe prej gushtit te vitit 2008, drafti i statutit te UT-se, i diskutuar gjeresisht dhe i miratuar nga senati i ketij universiteti, u dergua brenda te gjitha rregullave per aprovim ne Ministrine e Arsimit. Por eshte mbushur nje vit dhe ajo qe ka ndodhur mes ketyre dy institucioneve ka qene vetem nje korrespondence intensive me verejtje nga njera ane dhe kunderpergjigje nga ana tjeter.
Perfaqesues te Rektoratit te UT-se theksojne se verejtjet e ministrise nuk kane qene te perligjura ne ligjin e arsimit te larte, madje ato kane rene ndesh me te. Ndersa e konceptojne si te papranueshme dhe madje tendencioze sjelljen e ketyre strukturave te MASH-it karshi UT-se lidhur me kohen e dergimit te verejtjeve. Sipas ligjit te arsimit te larte, pas dergimit te statutit te universitetit per miratim ne Ministrine e Arsimit, koha qe kjo e fundit ka ne dispozicion per ta miratuar ose per te kthyer nje pergjigje negative eshte dy muaj. Por nese ky afat kalon pa ndonje pergjigje zyrtare, atehere statuti konsiderohet si i vlefshem, pra hyn ne fuqi menjehere.
Ajo qe ka bere Ministria e Arsimit pergjate nje viti te tere me rektoratin e UT-se, sipas perfaqesuesve te tij, ka qene dergimi i verejtjeve ne ditet e fundit te skadimit te afatit 2-mujor. Keshtu procedurat kane nisur serish nga e para. Verejtjet jane marre ne shqyrtim, me pas per to eshte marre nje vendim nga senati dhe jo vetem qe koha ka kaluar, por vete strukturat universitare kane funksionuar mbi baze te statutit te vjeter, ne nje kohe qe kjo konsiderohet e paligjshme, per shkak se ai nuk mbeshtetet ne ligjin e fundit te miratuar per arsimin e larte publik dhe privat ne vendin tone.
Nje nder keto verejtje ka qene lidhur me nenin 19, konkretisht me piken 4 te ketij statuti, qe sakteson bashkepunimin mes Universitetit te Tiranes ne rang nderkombetar dhe marreveshjet bilaterale te tij. Sipas verejtjes se ministrise, ne statut duhet te reflektohet qe perpara nenshkrimit te ketyre marreveshjeve UT duhet te marre miratimin e Ministrise se Arsimit. Kjo gje konsiderohet si krejtesisht abuzive dhe si cenim i ligjit te arsimit te larte nga ana e perfaqesuesve te UT-se. Kjo, pasi ligji u garanton autonomi universiteteve per marredhenie te ketij niveli dhe kjo eshte nje shkelje qe bejne strukturat e ministrise.
Aktualisht, nder universitetet publike ne vend, vetem ai i Tiranes nuk ka mundur qe te zgjidhe debatet me Ministrine e Arsimit lidhur me kete dokument, qe konsiderohet si orientuesi kryesor ligjor mbi te cilin funksionon ky institucion i arsimit te larte.
Reagime mjaft te forta kane ardhur nga ana e rektorit te UT-se, Dhori Kule, pak kohe me pare, i cili eshte shprehur se struktura te caktuara ne Ministrine e Arsimit po tentojne te favorizojne privatet, duke diskriminuar Universitetin e Tiranes.
Top Channel