Sanderlend, demtohet Cana, thyen doren

20/08/2009 08:30

Nje nate  per t’u harruar ajo e se merkures per mesfushorin e Kombetares shqiptare, Lorik Cana.

Edhe pse Sanderlendi i tij e ka nisur mire perballjen dhe ka udhehequr pjesen e pare, jo vetem me loje, por edhe me rezultat, ku ka kryesuar 1-0, ne pjesen e dyte gjithcka ka ndryshuar dhe Celsi ka marre ne dore situaten, duke shenuar tre here dhe duke “shkelur” endrrat dhe iluzionet e skuadres se Sanderlend dhe mijera shikuesve ne stadium.

Ndeshja ka perfunduar me rezultatin 3-1 ne favor te bluve te Londres, te cilet kane arritur te kalojne rezultatin ne favor te tyre, fale edhe nje penalltie, te marre nga Deko dhe te realizuar nga Lampard, por edhe nje goli te vete fantazistit portugez te “Blues”. Ndersa per trajnerin e Sanderlendit, Stiv Brus, dhe per ate te Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, vjen nje lajm i keq.

Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, mund te kete thyer doren gjate ndeshjes se humbur te “Maceve te zeza” me gjigantin londinez, Celsi (3-1) dhe mund te rrezikoje te humbase si takimet e radhes ne Premier Lige, ashtu dhe ndeshjen nderkombetare te Shqiperise kunder Danimarkes (9 shtator). Lajmi u be i ditur nga tabloidi britanik “Daily mail”, i cili shkruante se “kapiteni i Shqiperise e ndjeu dhembjen gjate pjeses se pare, ndersa ne te dyten luajti me dore te fashuar, gje qe reflektoi edhe ne lojen gjate mbulimit te fantazistit te Celsit, portugezit Deko”.

“Trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus, shprehu keqardhje per humbjen ne shtepi, por pakenaqesia u dyfishua, kur blerja e tij verore mund te qendroje per nje kohe te pacaktuar jashte fushes”, – shkruan faqja e madhe sportive, Goal.com. Dje, Loriku iu nenshtrua rrezeve “X”, ne lidhje me dyshimet per thyerjen e dores ne nje perplasje te forte gjate ndeshjes me skuadren e Lampardit me shoke.

“Lorik Cana iu nenshtrua rrezeve ‘X’ (dje) ne mengjes”, – citohet Brus nga agjencia “Espn”. Ai ka nje krisje ne dore dhe ajo mund te jete thyer. Gjithsesi, shpresojme qe kjo te mos jete e vertete”. Tashme priten rezultatet e kontrolleve mjekesore. Gjate takimit, Cana u ndeshkua me karton te verdhe.

Top Channel