Lampeduza, dyshohet per 75 emigrante te mbytur

20/08/2009 17:30

Pese emigrante nga Eritrea qe gjendeshin ne bordin e nje gomoneje jane shpetuar nga autoritetet ne brigjet e Lampeduzes, ne Itali. Ata kane deklaruar se jane nisur nga brigjet afrikane se bashku me 75 persona te tjere, te cilet dyshohet te kene vdekur gjate lundrimit.

Te mbijetuarit, mes tyre edhe nje grua, jane transportuar ne spital ku po u jepet ndihma e nevojshme.

Tre prej tyre jane ne gjendje te veshtire shendetesore.

Megjithate lajmi per mbytjen e 75 personave pret konfirmimin zyrtar te autoriteteve.

Sipas deshmive, emigrantet ishin nisur 20 dite me pare nga Libia dhe gjate udhetimit 75 prej tyre nuk kane mundur te mbijetojne, per pasoje trupat e tyre jane hedhur ne det.

Top Channel