Kater shqiptare sot ne Europa League

20/08/2009 08:35

Kater eshte numri i shqiptareve qe do te vazhdojne te “perfaqesojne” Shqiperine ne kompeticionin e ri te futbollit ne Kontinentin e Vjeter, Europa League.

Pas deshtimit te dhimbshem te skuadrave shqiptare, si Vllaznia, Dinamo e Flamurtari, te cilat u eliminuan me goelada nga ky eveniment i futbollit europian, tashme duket se do te vazhdoje te ndihet ende pak arome shqiptare ne Europa League.

Tre prej shqiptareve i perkasin skuadres ukrainase, Vorskla Poltava, e cila eshte fituesja e Kupes se Ukraines. Nje rezultat i mire per kete ekip, i arritur pa diskutim edhe per merite te kontributit te jashtezakonshem te tre kosovareve: dy te Kombetares shqiptare, Debatik Curri e Armend Dallku, por dhe sulmuesit te ri te Shqiperise U-21, Ahmed Januzit.

Vorskla Poltava do te luaje sot ndeshjen e pare te turit te katert kualifikues te Europa League, kunder portugezeve te Benfikes se Lisbones, nje prej dy skuadrave me te njohura ne Portugali se bashku edhe me Porton. Shqiptari i fundit eshte mbrojtesi Admir Teli, ne force me azerbajxhanasit e Karabag. Skuadra e tij do te perballet me holandezet e Tuentes, takim ne te cilin pritet qe shkodrani te jete titullar.

Top Channel