Champions, kalojne testin Lyon dhe Atletico

20/08/2009 09:20

Lyon dhe Atletico Madrid jane me nje kembe ne fazen e grupeve te Champions League.

Skuadra franceze ka shkaterreuar 5-1 Anderlehtin ne ndeshjen e pare play-off dhe kjo ka bere qe ndeshja e kthimit per francezet te konsiderohet thjesht nje shetitje. Proven e ka kaluar edhe Atletico Madrid ne transferten e veshtire te Athines perballe Panathinaikos.

Spanjollet kane shenuar tre here ne porten kundershtare, ku dy prej golave u realizuan nga te perhershmit Forlan dhe Aguero. Argjentinasi ka mahnitur te pranishmit ne stadium me nje perle, duke treguar edhe nje here klasin e tij. Vendasit kane mundur te shenojne vetem dy gola ne porten e kundershtareve.

Fitore te paster 3-0 ka arritur Zyrihu ne fushen e Ventspils, ndersa Debreceni i Hungarise eshte shume afer fazes tjeter pasi triumfoi ne Sofje ndaj Levskit 2-1. Deshtim per austriaket e Salsburgut qe u munden 2-1 ne shtepi nga izraelitet e Maccabi Haifa, te cilet jane vetem nje hap larg endrres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA