Bundesliga 2, Skeraj firmos per Kolbenc

20/08/2009 08:50

E ardhmja e kosovarit Shqipron Skeraj do te jete tek ekipi i Bundesliges 2, Tus Kolbenc.

Lajmi u be i ditur dje nga revista e njohur sportive gjermane “Kicker”. Sipas saj, i riu Skeraj ka nenshkruar nje kontrate njevjecare me skuadren dy gjermane qe drejtohet nga trajneri Uve Rapolder. Kosovari eshte i datelindjes 24.11.1985 dhe luan ne rolin e mbrojtesit.

Sezonin e kaluar mesfushori 24-vjecar u aktivizua ne radhet e Greuther Furth po ne Bundesligen 2, i ardhur ne forme huazimi nga klubi kosovar, Prishtina. Ne kete ekip mundi te luaje vetem pese ndeshje ne sezonin e kaluar.

Me mberritjen e tij, tek Tus Koblenci arrin ne tre numri i kosovareve, pasi momentalisht luajne edhe dy vellezerit Shefki e Njazi Kuqi, qe zoterojne pasaporte finlandeze. Kolbenc njihet si fole per shqiptaret, pasi me pare per te kane luajtur edhe Vata e Ramaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA