Sukaj prish kontraten me Vllaznine

19/08/2009 08:50

Xhevahir Sukaj eshte penduar. Sulmuesi i talentuar shkodran nuk do te jete me pjese  e Vllaznise se sezonit te ardhshem. Lajmi behet i ditur nga burime te sigurta brenda kampit shkodran, sipas te cilave tashme rruget e tyre jane ndare.

Bomberi 21-vjecar kishte arritur te dielen ne mbremje nje marreveshje, e cila u dha fund bisedimeve treditore mes tij, menaxherit Uliks Kotrri dhe presidentit Valter Fushaj.

Dhe gjithcka u konkretizua me firmen e hedhur ne kontrate te henen.

Por pa u mbushur mire 24 ore nga momenti qe e ribashkonte Sukajn me ekipin e qytetit te tij per nje sezon ne forme huazimi, sulmuesi eshte penduar dhe ka vendosur ta prishe kontraten.

Per momentin nuk jane bere te ditura arsyet e kesaj kthese surprize. Kontaktet me futbollistin kane qene te veshtira.

Nderkohe qe kjo paqartesi ka lene hapesire per hipoteza.

Nje nder me te mundshmet eshte ajo qe ka te beje me pakenaqesine e Sukajt ne lidhje me termat financiare te kontrates, gje qe e ben ate te mos ndihet i vleresuar ne skuadren e tij te zemres.

Flitet edhe per nje oferte te mundshme me te mire nga ndonje skuader brenda kampionatit shqiptar, ku gjasat te cojne te Tirana.

Nje hipoteze tjeter eshte edhe mundesia per te luajtur ne nje skuader jashte Shqiperise.

Megjithate, ajo qe vlen per momentin, eshte thjesht prishja e kontrates me Vllaznine.

Top Channel