Kur ka mbetur edhe nje dite nga afati i regjistrimeve ne shkollat e mesme te Maqedonise, 260 nxenes shqiptare jane rikthyer me protesta para Qeverise se Shkupit.

Ata kerkojne te zgjerojne numrin e klasave nga 5 ne 8 ne shkollen e mesme te mjekesise “Pance Karagjozo”. Takimi me ministrin Nikolla Todorov deshtoi pasi palet nuk kane leshuar pe nga kerkesat e tyre.

Ministri propozoi qe klasat te hapen ne gjimnazin e kryeqytetit, por nxenesit kundershtojne, pasi sipas tyre, ne kete shkolle nuk ka kushte per te studiuar per mjekesi. Protestuesit jane takuar edhe me perfaqesuesit e Ambasades Amerikane ne Shkup, te cilet u kane premtuar zgjidhjen e problemit.

Top Channel