Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu deklaroi se do t’i paraqese shefit te EULEX-it qendrime bazuar ne kushtetuten e vendit.

“Do te prezantojme qendrimet me te mira per Kosoven, bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves”, theksoi Sejdiu qe do te takohet neser me Iv De Kerambo per nenshkrimin e nje protokolli bashkepunimi mes EULEX-it dhe policise serbe.

“Ne kemi bashkepunim shume te mire me misionin e EULEX-it dhe do te shprehim qendrimin e perbashket per ndertimin e demokracise ne Kosove, ruajtjes se integritetit te saj dhe funksionimit te te gjitha institucioneve. Natyrisht do te paraqesim qendrimin e deritanishem, ate qe mbeshtetet ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves ne ftesen qe i kam bere EULEX-it qe te jete ne Kosove”, nenvizoi kreu i shtetit kosovar.

Presidenti Sejdiu mohoi te kete qene i informuar rreth permbajtjes se marreveshjes EULEX-Serbi, duke thene se eshte nje teme qe asnjehere nuk e ka trajtuar. Nga ana tjeter, shtypi i dites ne Prishtine ka publikuar detaje te protokollit per bashkepunim policor me Serbine, e cila me gjithe kontestimin e pales kosovare, do te nenshkruhet se shpejti.

Ndonese me mandat per te ndihmuar dhe monitoruar institucionet e Kosoves, EULEX nepermjet marreveshjes ne fjale negocion me Beogradin zyrtar per ceshtje te brendshme, te cilat jane ne Kompetence te Policise se Kosoves. Duke lene teresisht jashte marreveshjes autoritetet kosovare, misioni i Bashkimit Evropian dhe shteti serb do te mbajne te informuar njeri-tjetrin ne lidhje me ligjet dhe rregullat per parandalimin e aktiviteteve te palejuara.

Top Channel