Kushe vezhgon Jahmir Hyken

19/08/2009 09:00

Menjehere pas ndeshjes me Qipron trajneri i Kombetares sone, Josip Kuzhe, ka nisur nje tur nderkombetar ne ndjekje te futbollisteve shqiptare qe luajne ne disa nga kampionatet me prestigjioze te Europes.

Te paret qe duhet te kalonin ne lupen e teknikut kroat ishin dy sulmuesit e paftuar per miqesoren me ishulloret e Mesdheut, Edmond Kapllani i FC Augsburgut dhe Besart Berisha i Arminias se Bielefeldit, te dy militojne ne Bundesligen 2.

Por Kuzhe nuk e ka pasur shansin qe t’i ndjeke ne fushen e lojes te dy lojtaret e tij. Shkak per kete eshte bere vendimi i trajnereve te te dyja skuadrave perkatese, te cilet kane vendosur te mos i aktivizojne per asnje minute, si Kapllanin ashtu edhe Berishen.

Prandaj, tekniku kroat ka zgjedhur te ishte i pranishem ne takimin Hanover-Mainc, ku ka vezhguar paraqitjen e mesfushorit Jahmir Hyka, i cili luan ne radhet e ekipit te Maincit.

Ne kete takim, i riu i talentuar i Kombetares se Shqiperise eshte aktivizuar vetem ne fundin e pjeses se dyte, kur ka hyre ne fushe si zevendesues.

Ndersa per dy sulmuesit e perfaqesueses kuqezi, Kapllanin dhe Berishen, ka rezervuar nje takim, ne te cilin ka zhvilluar edhe bisedat e rastit.

Ne qender te ketyre takimeve ka qene njohja e te dy sulmuesve me projektin “Kuzhe” per te ardhmen e ketyre dy futbollisteve.

Kuzhe nuk thirri asnjerin prej sulmuesve per ndeshjen miqesore ndaj Qipros me 12 gusht, megjithate, ai i sqaroi futbollistet se ka ne plan te provoje lojtare te rinj, qe mund te jene pjese e skuadres perfaqesuese ne te ardhmen.

Nderkohe qe turi nderkombetar i trajnerit te Shqiperise pritet te vazhdoje edhe kete fundjave, ku destinacioni duket se do te jete Italia dhe Seria A.

Josip Kuzhe do te jete te dielen ne “Delle Alpi”, ku do te ndjeke nga afer takimin midis Juventusit dhe Kievos.

Ne radhet e skuadres veroneze pritet te aktivizohet si titullar sulmuesi tjeter i Kombetares sone, Erjon Bogdani.

Ky tur ndermerret ne kuader te planit te trajnerit Kuzhe per zbulimin e futbollisteve te rinj, por edhe per vezhgimin e atyre aktuale, ne menyre qe te krijoje nje baze lojtaresh per eliminatoret e vitit te ardhshem.

Ne daten 25 gusht, Josip Kuzhe pritet te kthehet ne Shqiperi, per te ndjekur javen e dyte dhe te trete te Kategorise Superiore.

Ai do te vazhdoje te qendroje ne vend deri ne grumbullimin e Kombetares per takimin eliminator ndaj Danimarkes me 9 shtator.

Dy ndeshjet e fundit ne grupin tone eliminator, Kuzhe ka ndermend t’i shfrytezoje per kolaudimin e Shqiperise se te ardhmes.

Top Channel